08:30 / E Premte, 12 Korrik 2019

Pamje dramatike si nëpër filma, rojet bregdetare kapin anijen me 12 ton kokainë

Pamje dramatike janë parë në Oqeanin Paqësor në SHBA. Nëndetësja e gjatë 12 metra ishte duke transportuar tetë ton kokanë për në SHBA.

Video shfaqë një anëtar të Gardës Bregdetare se si arrin që me profesionalizëm të pengojë anijen duke arritur ta arrestojë edhe drejtuesin e nëndetëses, shkruan Indeksonline.

“Ndalu, hape derën. Ndalu po të them. Dorëzohu” i drejtohet me ton të lartë gardisti amerikan në gjuhën spanjolle drejtuesit të anijes së vogël.

Drejtuesi i anijes me drogë e hap kapakun mbrojtës dhe i ngrit duart lart, shkruan Indeksonline.

Në vetëm tre muajt e fundit, 14 anije trafikimi me drogë janë kapur nga autoritetet amerikane duke u konfiskuar më shumë se 18 ton kokainë.

Rreth 90 për qind e kokainës kolumbiane hyn në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet korridorit të Paqësorit./Indeksonline/