12:17 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pamje e rrallë, mijëra zogj pushtojnë liqenin e Hencit

Fotografi Arian Mavriqi, këtë herë ka sjell pamje tejet të bukura nga Liqeni i Hencit, në Fushë-Kosovë.

Ai ka publikuar imazhe të zogut shtegtar të njohur si Cërlojë.

“Spektakli i mijëra cërlojëve dje në Henc”, ka shkruar ai.

Mavriqi për Klankosova.tv ka zbuluar se ky është një rit i tyre para shtegtimit për në vendet më të nxehta.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet: