18:59 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pamje e shëmtuar, shkatërrimi i pyjeve të Llapit

Shkatërrimi i pyjeve në anën e Llapit është bërë në masë të madhe nga faktori njeri. Indeksonline ka realizuar një storje ku ka parë nga afër malet “cullak” të cilat janë shëmtuar pas prerjes ilegale.

Për këtë fenomen duket se nuk janë shqetësuar fare rojtarët e pyllit, që paguhen nga shteti për këtë punë.

Përpos tyre, edhe komunarët e Podujevës s’kanë shprehur thuajse asnjëherë gatishmëri që të ndërpritet kjo dukuri e keqe.

 “Këtu para lufte ishte mal i madh . Një lis i ka qit 30 metër kub. Pas lufte ka ndodhur shkatërrimi i madh. 95% është pronë e shtetit”, tregojnë banorë të kësaj ane,

Shkatërrimi i madh ka ndodhur në këto pjesë; Marince, Vrella e Musinces, Podi, Shatarica, Perlletniku, Bellasica… lartëisa mbidetare 1770 metra.