11:38 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Pamje ekskluzive nga aksioni i sotëm i policisë dhe IPK-së, në zonën e Karaçevës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, kanë ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës.

Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar, më 18 shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone të tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale.

Ekipi i IndeksOnlinet ka përcjell nga afër këtë aksion që është zhvilluar në zonën e Karaçevës, në fshatrat Rogaçicë e Muçivercë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, kanë njoftuar se gjatë ditës do të bëjnë të ditura rezultatetet e këtij operacioni./IndeksOnline/