15:36 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pamje ekskluzive nga Miniera e Artanës, ku humbën jetën dy punëtorë në vendin e punës

Minatorë të lodhur e të dëshpëruar, pamje siç mund të jenë atëherë kur ndërron jetën dikush, i cili me përkushtim çdo ditë përgatiten për në vendin e tij të punës.

Janë këto pamjet që sjell ekskluzivisht IndeksOnline, nga Miniera  e Artanë, aty ku humbën jetën 2 punëtor të saj, si pasoj e shembjes së dheut.

Njësitet e emergjencës, policët e ushtarët tanë, janë ata që në çdo moment po presin që të ofrohen drejtë vendit ku dhe u shembë dheu.

Kushtet atmosferike duket se kanë vështirësuar dhe më shumë punën, e ekipeve për të nxjerr nga dheu trupat e një inxhinieri dhe minatori.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka shprehur ngushëllime në drejtim të familjarëve ku bëri të ditur se me këtë rast kanë humbur jetën Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj, raporton Indeksonline.