13:07 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Pamje emocionuese:Wuhani fiton betejën me koronavirusin, infermierët heqin maskat

Përhapja e epidemisë COVID-19, e shkaktuar nga një koronavirus i ri, duke se po fillon të zhduket nga epiqendra ku lindi, në Wuhan të Kinës. Tashmë duket se Kina e ka fituar betejën me koronavirusin e ri megjithëse pati shumë humbje në jetë njerëzish.

Pas videos që u shpërnda dje në gjithë botën ku shiheshin disa mjekë e infermierë të cilët festojnë për punën e kryer me sukses, sot është publikuar edhe një video tjetër.

Në momentin kur u mbyll spitali i fundit i përkohshëm në Wuhan, mjekët e emocionuar heqin maskat, përcjell Indeksonline.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, numri i rasteve të reja të konfirmuara të sëmundjes së re të koronavirusit (COVID-19) ka rënë nën 20  herë në Wuhan ndërsa asnjë rast i ri nuk është raportuar në qytete të tjera të krahinës në pesë ditët e kaluara./Indeksonline