13:46 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Fanellat e reja të Juventusit ngjasojnë me ato të Real Madridit

Nuk është krejtësisht e njejtë me atë të Real Madridit, por fanella e re si mysafir e Juventusit si mysafir do të jetë kryesisht e bardhë.

Kampioni italian ka mbajtur një fanellë të verdhë e të kaltërt si mysafir sezonin e kaluar, por duket se ata kanë menduar më ndryshe për këtë sezon.

Image: Footy Headlines

Sipas Footy Headlines, fanellat e Juventusit si mysafir tashmë janë zbuluar, transmeton IndeksOnline.

Image: Footy Headlines

Fanella në fjalë është kryesisht e bardhë, me të poshtmet prej ngjyrë hiri.

Image: Footy Headlines

Juventusi i Cristiano Ronaldos e fillon kampanjën e re në Serie A me sfidën ndaj Chievos si mysafir./IndeksOnline/

Temat: