75 Mall Live Search
18:42 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prishtina po ‘mbytet’ nga ajri i ndotur, qytetarët po marrin helm!

Tash e sa javë qytetarët e Prishtinës po përballen me ajrin më të ndotur kaherë.

Me uljen e temperaturave, dukshëm është rritur edhe niveli i ndotjes së ajrit.

Indeksonline ka kontaktuar disa herë radhazi komunën e Prishtinës, për të mësuar nëse të njëjtit kanë ndërmarrë diçka për përmisimin e ajrit, mirëpo ata nuk kanë dhënë as edhe një përgjigje.

Pyetje për shqetësime të njëjta janë dërguar edhe në adresë të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapesinor, por që as ky dikaster nuk kanë marrë mundin të kthejnë as edhe një përgjigje.

Është fotografi i njohuar, Arben Llapashtica ai i cili përmes një imazhi e ka pasqyruar si mos më mirë këtë pamje kaq të zymtë të kryeqytetit tonë.

Kujtojmë faktin se jo rrallë herë është rekomanduar të mos dilet jashtë, kjo për faktin se ajri i ndotur mund të jetë edhe më i dëmshëm për personat që vuajnë nga sëmundjet e zemres, të veshkëve si dhe për ata që kanë probleme me frymëmarrje.

Megjithatë, qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të frymojnë ‘helmin’ e servuar, si pasojë e shumë arsyeve! /Indeksonline/