13:27 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pamje, gjatë arrestimit të Hysni Gucatit

Është kryer arrestimi i dytë nga Gjykata Speciale. Para pak çastesh, pjesëtarët e EULEX-it e kanë futur në veturë kreun e OVL të UÇK-së, Hysni Guacati.

Aksioni i EULEX-it është kryer në zyrat e veteranëve të luftës, ndërsa në të kanë qenë të përfshirë disa pjesëtarë të armatosur, me armë të gjata.

Dje, me fletarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale, EULEX-i arrestoi Salih Mustafën, i cili u dërgua menjëherë në Qendrën e paraburgimit në Hagë, ku shumë shpejt do të dalë para trupit gjykues si i akuzuar për krime lufte.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për arrestimin e sapondodhur të Gucatit.