10:42 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / LB

Pamje/ Grafite të reja provokuese në Mitrovicën e veriut

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, janë shfaqur grafite të reja provokuese në veriun e Mitrovicës. “Nema predaje, KM ostaje” që në përkthim do të thotë, “Nuk ka dorëzim, Kosova rrinë (v.j. mbetet e Serbisë)”, është grafiti që është shkruar në disa lokacione në Mitrovicë të veriut.

Këto grafite pasojnë pas një sërë provokimesh që janë bërë nga strukturat kriminale në komunat veriore.

Disa nga to janë shkruar afër grafiteve të tjera ruse që u shfaqën në këtë pjesë pas fillimit të agresionit rus në Ukrain.

“Nema predaje, KM ostaje” dhe grafiti rus “Z” qëndrojnë në disa vende së bashku.