Pamje: Jahmir Hyka shënon gol spektakular, por San Jose mposhtet nga Vancouveri
San Jose Eathquakes ishin në avantazh prej dy golash, por Vancouver Whitecaps FC ia doli që në pjesën e dytë ta rikthejë rezultatin në 3-2 në ”Avaya Stadium” të shtunën.
Reprezentuesi shqiptar, Jahmir Hyka e hapi serinë e golave vetëm pas shtatë minutash lojë, teksa 10 minuta më vonë Magnus Eriksson dyfishoi rezultatin pas golit nga pika e bardhë.
Dhe në pjesën e dytë, Vancouver shënoi tre gola përmes Yordy Reynas, Crisstian Techera dhe Kei Kamaras, transmeton IndeksOnline.
Por, të ndalemi pak se goli i Hykës. Pas një topi të rikthyer nga mbrojtja kundërshtare, reprezentuesi shqiptar me një goditje la të shtangur portierin kundërshtar.
Për më shumë, golin fantastik të Hykës mund ta shikoni në përmbledhjen e mëposhtme./IndeksOnline/