14:02 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Kombëtares operohet në fytyrë, mungon tri javë

Mesfushori Jahmir Hyka iu nënshtrua një operacioni ditën e premte për të riparuar disa fraktura në mollëzat e fytyrës.

Shtatëshkurtri shqiptar u dëmtua gjat stërvitjes javën e kaluar, teksa Hykës do t’i duhet rreth 2-3 javë për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Së fundmi 30-vjeçari ka postuar një foto në “Instagram” pas operacionit me fasho në fytyrë, ku falënderonte Zotin që gjithçka shkoi mirë.

Ky dëmtim në fytyrë e pengoi Hykën që të ishte pjesë e ekipit kombëtar për 2 sfidat e muajit tetor ndaj Jordanisë dhe Izraelit.

44023360_1155109851311980_8137201080011325440_n