18:44 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Pamje/Kamioni i mbingarkuar që rrezikon jetën e qytetarëve

Shqetësues mbetet numri i aksidenteve në trafikun rrugor, krejt kjo si pasojë e pakujdesisë së shoferëve.

Jo të rralla janë rastet, kur ngasësit e automjeteve, thyejnë rregullat, duke rrezikuar kështu edhe jetën e të qytetarëve, transmeton Indeksonline.

Rast i ngjashëm është edhe ky shofer i këtij kamioni, i cili po transporton mjete të rënda.

Një gjë e tillë është vërejtur gjatë ditës së sotme në Fushë-Kosovë, ku IndeksOnline sjellë pamje se si ky kamion është i stërmbushur me material ndërtimtor, e fare pranë, shihen edhe këmbësorët./Indeksonline