Pamje: Kosovare Asllani shënon kundër Ukrainës dhe feston me shqiponjë
Mesfushorja shqiptare që e përfaqëson Suedinë, Kosovare Asllani, ishte njëra prej golashënueseve në fitoren e përfaqësueses së saj kundër Ukrainës.
Ekipi i femrave të Suedisë triumfoi me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimit për Kampionatin Botëror, shkruan Telegrafi, transmeton IndeksOnline.
Futbollistja e Linkopings FC e realizoi golin e tretë të Suedisë (51′), ndërsa golat tjerë i shënuan Elin Rubensson (34′) dhe Magdalena Ericsson (38′).
Mediat suedeze i kanë kushtuar rëndësi festës së 29-vjeçares, e cila e bëri shqiponjën me duar për të nderuar rrënjët e saj shqiptare.