08:39 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje: Liverpooli denoncon Salah në polici, por cila është arsyeja?

Liverpooli e ka referuar një video në polici, ku duket Mohamed Salah duke e përdorur telefonin e tij derisa ishte duke vozitur.

Një video e postuar në rrjetet sociale e shfaqë egjiptianin në trafik para shumë njerëzve, duke vozitur dhe duke e përdorur telefonin.

”Klubi pas diskutimeve me lojtarin, ia ka bërë me dije Policisë së Marseysides këto pamje”.

”Ne kemi folur me lojtarin dhe as klubi as ai nuk do ta komentojë më këtë çështje”, tha zëdhënësi i Liverpoolit.

Ndërsa, në njoftimin e policisë në fjalë thuhet: ”Ne jemi të vetëdijshëm për videon, e cila shfaqë një futbollist duke përdorur telefonin derisa ishte duke vozitur”.

”Kjo çështje ka kaluar te organet relevante. Faleminderit që nga bëtë me dije këtë”./IndeksOnline/