22:54 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pamje/Ndryshe nga mbrëmë, Ferizaj nga sonte sërish rikthehet në qytet fantazmë

Duke filluar nga sot, qytetarët e Kosovës do të duhet të ndjekin rregullat e reja të vendosura nga institucionet përgjegjëse në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID-19.

Qeveria e vendit bëri të ditur dje se duke filluar nga e hëna, 6 korrik hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit, transmeton Indeksonline.

Institucionet e vendit ndërmorën dje një sërë masash për për ndalimin e përhapjes së virusit COVID-19, ndër to edhe kufizimin e lëvizjes për qytetet me numrin më të madh të të infektuarve, si Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria duke nisur nga ora 21:00 deri në ora 05:00.

Derisa Policia dhe Inspekcioni po kryejnë punën e tyre, ku s’munguan as dënimet në Prishtinë, në anën tjeteër, edhe qyteti i Ferizajit pas orës 21:00b ra në gjumë.

Rrugët dhe lokalet u boshatisën, duke u rikthyer kështu zymtësia e para një muaji.

Kështu po duket ky qytet, ndër më të zhurmshit për jetën e natës në Kosovë.