22:57 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Pamje nga aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiq një person

IndeksOnline më parë raportoi se një person ka humbur jetën pas aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuara zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai për IndeksOnline bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, ka thënë Krasniqi./IndeksOnline/