13:36 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pamje nga aksidenti ku vdiq një person në Komoran

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Komoran ku ka mbetur i vdekur një person dhe një person tjetër ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelanii. Ai ka thënë një kamion ishte ndalur në pikën e karburantit dhe ishte goditur nga një veturë.

“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere. Në vend ngjarje kanë dal njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar”, ka thënë ai.