15:55 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pamje nga aksidenti në Drenas ku mbeti i vdekur 17 vjeçari

Një aksident me fatalitet sapo ka ndodhur në Zabel të Ulët në Drenas.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Indeksonline e ka konfirmuar rastin, duke shtuar se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe motoçikletë, me ç’rast ka vdekur motoçiklisti 17 vjeçar, me inicialet L.K.

“14:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Zabel të Ulët mes një veture dhe një motoristi. Si pasojë e aksidentit ka vdekur një 17 vjeçar me inicialet L.K. Nuk mund të jemi më shumë informacione tani për tani”, ka thënë Krasniqi.

Më poshtë Indeksonline sjell pamje nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/

 

Aksident me fatalitet në Drenas, vetura godet për vdekje motoçiklistin