14:06 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Pamje nga aksioni i EULEX-it brenda OVL të UÇK-së

Policia e EULEX-it ka zhvilluar sot një aksion brenda zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky aksion policor, ka rezultuar me arrestimin e kryetarit të kësaj organizate, Hysni Gucati.

Ramadan Gashi, punonjës në OVL…, e ka plasuar një video në llogarinë e tij në Facebook, nga mund të vërehen forcat e EULEX-it brenda zyrave të OVL të UÇK-së.