Pamje nga aksioni i nisjes së Njësisë Speciale për veri
Trupa të shumtë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë kryer sot një aksion në orët e para në veri të Mitrovicës.
Sipas raportimeve, atje janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen për vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti.
Indeksonine ka siguruar pamje të realizuar sot në mëngjes nga jugu, ku shihen dhjetra trupa të Njësisë Speciale duke u mbledhur për t’u nisur pastaj për veri.
Portali ka tentuar të kontaktoj me zëdhënësin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zaiti, por një gjë e tillë nuk ishte e mundur.
Indeksonline do t’iu mbaj të informuar.