15:58 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Pamje nga fabrika gjermane, aty ku prodhohen motorët AMG

Affalterbach është një komunë në rrethin Ludwigsburg, Baden-Württemberg, në Gjermaninë Jugore, pranë qytetit të Shtutgartit.

Me një popullsi të përgjithshme prej vetëm 4,501 njerëz, është një vend i qetë, por mjaft i njohur për një gjë. Është vendlindja e motorëve për makinat më të fuqishme me një distinktiv Mercedes-Benz, të prodhuara nga degët e Aufrecht, Melcher dhe Großaspach (AMG).

Klipi është prodhuar nga ylli i YouTube, Shmee150, i cili po pret prodhimin e makinës së tij të re, sic po e quan ai Shmeemobile. Makina është një AMG G63 dhe fabrika në Affalterbach është vendi ku është ndërtuar motori i saj twin-turbo 4.0-litër V8.

“Duke vizituar vendin ku është ndërtuar zemra e makinës është gjithmonë e veçantë dhe ne mund të ndjekim se si ajo vjen gjatë rrugës, duke përfshirë edhe pistonët dhe turbot, dy faza mjaft interesante përgjatë rrugës,” thotë përshkrimi i videos. /IndeksOnline/