14:34 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pamje, nga koha kur Hashim Thaçi vizitonte refugjatët kosovarë, në Shqipëri

Ish-udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi gjatë luftës ka lëvizur shpesh në të dyja anët e kufirit Kosovë-Shqipëri.

Në një video të cilën na ka dërguar kameramani, Esat Shala, shihet Hashim Thaçi i shoqëruar nga Rexhep Qosja e Pandeli Majko (kryeministër në atë kohë) teksa vizitonin refugjatët nga Kosova të strehuar në një nga kampet në Shqipëri, raporton Indeksonline.

Shala ka thënë se video është xhiruar mes vitit 1998-1999.

Bashkë me Thaçin, teksa vizitonin familjet kosovare, shihet edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci./Indeksonline/