22:46 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Pamje nga kufiri në Merdarë, asnjë “njeri i gjallë”

Që nga sot shteti i Serbisë ka lëshuar urdhëresë që vendkalimet kufitare me Kosovën të jenë të mbyllura për të paktën 24 orë.

Kjo u bë për shkak të luftës kundër përhapjes së koronavirusit.

Ekipi i IndeksOnline ka qëndruar sonte pranë pikës kufitare Merdarë ku kishte lëvizje shumë të rralla.

Aty ka kaluar vetëm ndonjë maune me mallëra ndërkombëtare.

Ndërsa andej nuk ka kaluar asnjë këmbësorë.

Në vendkalimin kufitar janë vendosur edhe shenjat X që paraqesin ndalimin e hyrje/daljeve.

Vendimi për mbylljen e vendkalimeve kufitare vlen edhe për Bërnjak dhe Jarinje./IndeksOnline/