20:03 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Pamje nga sulmi në Konsullatën e Kosovës në Danimarkë nga Serbët, lanë një mesazh edhe për UEFA-në

Në mëngjesin e sotëm, Konsullata e Kosovë në Danimarkë është sulmuar nga disa serb.

Huliganët që kanë kryer këtë akt kishin dëmtuar stemën e shtetit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Përveç kësaj, ata kishin vendosur edhe simbole serbe tek stema. Në njërën nga simbolet thuhej “UEFA MBËSHTET TERRORISTËT”.

Po ashtu ishin vendosur edhe disa figura të popullit serb. 

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se po punon me autoritet daneze që të sjellin para drejtësisë atë që e kanë kryer këtë akt qyqar./Indeksonline/