16:51 / E Martë, 16 Prill 2024 / k.v

Pamje nga vendi i ngjarjes ku pati të shtëna me armë, qëllohet “Golfi” afër Graçanicës (Video/foto)

IndeksOnline raportoi pak çaste më parë për të shtëna me armë zjarri në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.

Një veturë “Golf” është qëlluar me armë mirëpo deri në këto qaste policia nuk e ka dhënë asnjë informacion përkitazi me rastin.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se janë gjuajtur dy grupe të njohura për autoritetet e rendit.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes nga sjell pamje në kohë reale të punës që po bëjnë hetuesit policor.