18:37 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / LB

Pamje nga vendi ku mbeten të plagosur dy persona në Fushë Kosovë

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi ku dy persona janë plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar përkitazi me këtë rast.

Poashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pejes në Fushë Kosovë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, në dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.

Zyrtarët policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri .

Aktualisht në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.