22:11 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pamje nga vendi ku u vranë dy grabitësit në Shkup (Video)

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me detaje rreth vrasjes së sotme të dy personave në një qendër shkëmbimi valutor në Kisella Vodë të Shkupit.

Sipas të dhënave, pronari i qendrës ka gjuajtur ndaj dy plaçkitësve që kishin tentuar të kryenin vjedhje.

MPB-ja bën të ditur se është duke punuar në drejtim të identifikimit të dy të vdekurve, të cilët kanë qenë të armatosur në momentin e tentimit të plaçkijtes, kur edhe janë vrarë nag pronari G. A (58) nga Shkupi.

“Ata kanë hyrë në kohën e cekur në këmbimore, ku ka qenë pronari “G.A. (58). Ne tentim që të kyejnë grabitje dhe të armatosur me armë zjarri, së pari ka ndodhur zënkë fizike me pronarin e këmbimores, pas çka G.A. e mori pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të sulmuesve, të cilët kanë vdekur në vendin e ngjarjes”, informoi MPB-ja.

Fillimisht ka patur përleshje fizike ndërmjet të vrarëve dhe vrasësit, e më pastaj pronari i këmbimores ka kryer edhe vrasjen e tyre. Trupat e të vdekurve janë ende në këmbimore.