18:19 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / LB

Pamje- Përplasen dy vetura në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka edhe të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Gjilan, përkatësisht në fshatin Llabjan.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura të cilat kanë pësuar dëme të mëdha.

Poashtu raportohet edhe për të lënduar.