23:35 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

Pamje/ Reagimi i familjarëve të George Floyd pasi ish-polici shpallet fajtor për vdekjen e tij

Para pak minutash, ish oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin është dënuar për të gjitha akuzat nga një juri në gjykatën e qarkut Hennepin.

Ai u dënua për vrasje të shkallës së dytë në vdekjen e George Floyd në maj të vitit 2020.

Dënimi maksimal për vrasje të paqartë të shkallës së dytë është burgimi jo më shumë se 40 vjet, shkruan IndeksOnline.

E sigurisht që familjarët e tani të të ndjerit, Floyd, janë entuziazmuar për shpalljen e këtij vendimi./IndeksOnline/