14:44 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Rikthehen testet masive në Gjermani, maska bëhet obligative

Ka kaluar më shumë se gjysmë viti, prej kur qytetarët thuajse në të gjitha vendet e botës, po vazhdojnë të ballafaqohen me pandeminë COVID-19.

E, mjaft problematike, po shihet edhe ardhja e stinës së vjeshtës, përkatësisht sezoni dimëror, për shkak se pritet të ketë sipas infektologëve edhe rikthim të rasteve.

Një lexues ka dërguar një video në adresë të Indeksonlinet nga Gjermania.

Shtetasi kosovar, ka treguar se numri i pacientëve me virusin korona ka filluar të rritet, ndërsa tregon se radhë të gjata qytetarësh çdo ditë po presin për ta bërë testin e COVID-it.

Kjo shihet edhe përmes këtyre pamjeve që janë realizuar sot në Munchen.

Shteti gjerman, gjithashtu ka kthyer edhe maskat, si masë mbrojtëse, ndërsa bartja e saj është bërë obligative veçmas në qendra të mëdha tregtare dhe ku ka më shumë turma.

Ndërsa, gjithashtu masë tjetër, është edhe ajo e ndalimit të qëndrimit të më shumë e 5 personave./Indeksonline