14:37 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pamje se si hajni shfrytëzon rastin për të vjedhur para në një market, në Prishtinë

Vjedhjet në vendin tonë vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese.

Një e tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm brenda një dyqani, në Prishtinë.

Përmes disa pamjeve të siguruara nga Indeksonline, mund të shihni se si një hajdut, shfrytëzon rastin për të vjedhur para nga arka, derisa shitësja e dyqanit, doli nga aty për të kërkuar një produkt.

Madje, në video shihet shumë mirë edhe fytyra e hajdutit.

Ndryshe, pronari i këtij lokali, i cili gjendet te Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në kryeqytet, tha se tashmë rasti është lajmëruar edhe në polici./Indeksonline