10:18 / E Enjte, 02 Korrik 2020

Pamje shokuese: 8 oficerë amerikanë, duke grushtuar një person me ngjyrë

Policia po heton një ankesë pasi u shfaqen pamjet se një person me ngjyrë ishte “grushtuar dhe goditur” nga oficerët.

Videoja tregon se i riu ishte varur në trotuarin në Wellesley Road, Croydon, Londër, më 26 qershor pasi rreth tetë oficerë u përpoqën ta frenonin atë pas një ndjekjeje të shkurtër, transmeton Indeksonline.

Policia metropolitane konfirmoi se ishte regjistruar një ankesë publike dhe se “veprimet e secilit oficer” në pamje po vlerësoheshin.

Pamjet, të cilat kanë qarkulluar në mediat sociale, u ndanë nën hashtagun e Black Lives Matter #BLM.

Lëvizja ka mbetur në qendër të protestave në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA pasi George Floydi, një 46- vjeçar afrikano-amerikan, vdiq pasi oficeri i policisë Derek Chauvin ia vendosi gjurin në qafë në Minneapolis, më 25 maj për gati nëntë minuta./Indeksonline

Mos i humb