19:07 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Pamje si në Beograd! Droni bie në stadiumin ‘San Mames’ në ndeshjen Bilbao – Eibar

Një dron fluturoi sot gjatë përballjes Athletic Bilbao – Eibar, e vlefshme për xhiron e 28-të të La Ligas dhe kishte një mesazh.

Gjyqtari i ndeshjes u detyrua ta ndërpriste takimin në minutën e 68’të, për ta marr dronin që kishte rënë në stadiumin ‘Sam Memes’, shkruan IndeksOnline

Pamje si të Beogradit, ku Ballist Morina kishte ‘çmendur’ serbët me futjen e dronit me foton e famshme të Isa Boletinit dhe Ismail Qemailit, me mesazhin ‘autochthonous”.

Në dronin spanjoll mesazhi ishte për ekipin e Athleticos. Aty shkruante ‘Bilbao 2020, jo ky Euro Cup!’.

Takimi mes Bilbaos dhe Eibarit u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1./IndeksOnline/