13:33 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / OSH

Pamje: Sulmohen edhe ndërtesat e popullatës civile në Ukrainë

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Në një video të publikuar nga “The New York Times”, shihen edhe pasojat nga bombardimet në Ukrainë.

“Video e së enjtes që paraqet ndërtesat duke u djegur në afërsi të Khariv, qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë. Pamjet janë provë që edhe infrastruktura e popullatës civile mund të jetë cak i sulmeve”, thuhet në përshkrimin e videos.

Kujtojmë se deri më tani ka pasur mjaft reagime nga SHBA dhe shtetet e BE-së, të cilat veçse kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por kjo nuk e ka zbrapsur presidentin rus, Vladimir Putin.