23:21 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Pamje të frikshme nga aksidenti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Gjatë ditës së sotshme ndodhi një aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku mbetën të lënduar pesë persona.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Informatat e para janë se në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Njësia policore ka kërkuar dy autoambulanca. Aksidenti ka ndodhur në ora 16-30, të përfshira dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thënë ai.

Indeksonline ka siguruar pamje nga afër të një veture që ishte aksidentuar.  Nga pamjet shihet që vetura është shumë e dëmtuar.

Mbi 100 persona kanë vdekur vitin e kaluar për shkak të aksidenteve në trafik. Mbi 200 persona kanë ndërruar jetë nga aksidentet në trafik.

Policia gjatë gjithë kohës po bën apel tek vozitësit që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kenë sa më shumë kujdes.

Sipas ‘WorldMeters’, në 25 ditët e janarit kanë vdekur mbi 90 mijë persona në botë për shkak të aksidenteve në trafik.

Kurse Organizata Botërore e Shëndetit, ka paralajmëruar se nëse nuk merren masa për sigurinë në rrugë, atëherë gjatë këtij viti priten mbi 1.9 milionë vdekje në gjithë botën nga aksidentet në trafik./Indeksonline/