11:32 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pamje të Gonzalo Higuain me fanellën e Milanit gjatë testeve mjekësore (Foto/Video)

Gonzalo Higuain është aktualisht duke i kryer testet mjekësore derisa një konfirmim zyrtar nga Milani për transferimin e tij nga Juventusi është shumë afër.

Sulmuesi argjentinas arriti në klinikën, ”Madonnina” për t’ju nënshtruar testeve mjekësore, teksa transferimi i tij 54 milionësh pritet të finalizohet shumë shpejt.

Shumë tifozë të Milanit gjenden jashtë qendrës mjekësore për ta mirëpritur lojtarin, ish-anëtarin e Real Madridit dhe Napolit, shkruan IndeksOnline.

30-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë tr-vjeçare me ”Rossonerët”, teksa GdS shkruan se lojtari do të përfitojë 10 milionë për një sezon.

Marrëveshja mes dy klubeve në fjalë do të përmbyllet edhe me shkëmbimin, Leonardo Bonucci-Mattia Caldara./IndeksOnline/