18:10 / E Diele, 25 Nëntor 2018

Pamje të papara më herët, momenti kur Njësia Speciale futet në banesën e Radojeçiq në veri

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës realizoi një aksion në veri të Mitrovicës, mëngjesin e hershëm të së premtes.

Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, arrestuan katër persona nën dyshimin për vrasjen e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Por është pikërisht i dyshuari, Milan Radojeçiq i cili arriti të arratisej.

Aksioni në fjalë u realizua në katër lokacione të ndryshme dhe një ndër to ishte edhe banesa e Radojeçiq, transmeton Indeksonline.

Mediat serbe pasditen e sotme kanë publikuar edhe një video, në të cilën shihet aksioni apo ndërhyrja e Njësisë Speciale tek banesa e të dyshuarit, Radojeçiq.

Video është marrë nga kamerat të cilat gjendshin në hyrje të kësaj banese. Ndryshe Radojeçiq është deklaruar sot, duke thënë se pas aksionit të së premtes nuk ka më kthim prapa./Indeksonline/

 

Mos i humb