20:49 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / Ç.Q

Pamje të reja nga aksidenti “Te Qafa”, ku mbetën tre persona të lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, ka konfirmuar Bajram Krasniqi për Indeksonline.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen personat e lënduar.

Të lënduar janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor./Indeksonline/