75 Mall Live Search
11:14 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Pamje të reja të sulmit nga McGregor, aty ndodhej edhe një kosovar (Foto/Video)

Një video e re e publikuar në mediat amerikane tregon momentin nga një kamerë tjetër të sulmit të McGregor në drejtim të autobusit me luftëtarët e MMA. Në video shihet se aty ndodhej edhe sportisti kosovar me famë botërore, Ilir Latifi.

Pas sulmit që McGregor e kishte bërë me shkallë në drejtim të autobusit, Latifi shihet në skena duke tentuar për të qetësuar situatën.

Megjithatë, luftëtari kosovar nuk ka pësuar asnjë lëndim nga ky sulm. McGregor mbrëmë është liruar nga paraburgimi pasi ka paguar kaucionin prej 50 mijë dollarësh./Indeksonline/