20:11 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Konfirmohet kundërshtari i radhës për Ilir Latifin – kjo është data e meçit

Mundësi i famshëm shqiptar, Ilir Latifi e ka mësuar kundërshtarin e radhës dhe datën e meçit.

Me anë të një postimi në Instagram, Latifi ka konfirmuar se meçi i tij i radhës në UFC 232 do të jetë kundër Corey Anderson më 29 dhjetor.

Meçi do të zhvillohet më 29 dhjetor në Las Vegas, i vlefshëm për titullin e peshave të mesme, transmeton IndeksOnline.

 

View this post on Instagram

 

It’s time 29 December Las Vegas USA @fightpharm #TeamFightpharm #jointhefight #fightingisevolution #fightpharm

A post shared by Ilir Latifi (@ilirlatifi) on

Latifi nuk ka edhe rekord aq të keq, pasi që në 20 të zhvilluar, ka regjistruar 14 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje.

Kurse, Anderson në 15 meçe të zhvilluara ka 11 fitore dhe 5 humbje.

Përndryshe, UFC u popullarizua edhe më pas pas përballjes së fundit mes McGregor dhe Nurmagomedov, të cilën e fitoi mundësi rus./IndeksOnline/