21:08 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pamje të rënda: Grekët përgjakin tifozët e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Pamje të turpshme ato që vijnë nga Athina, në ndeshjen e të rinjve mes Olimpiakosit dhe Bayern Munich.

Në stadiumin “Peristeri”, në minutën e 84-t të ndeshjes që po luanin ekipet U-19, ndodhi diçka e paimagjinueshme. Huliganët e Olimpiakosit, pushtuan fushën me shkopa dhe materiale të forta nëpër duar, dhe shkuan për të sulmuar tifozët e Bayernit, edhe me flakadanë.

Për disa minuta, ndeshja dhe gjithçka ngriu aty, ndërkohë që lojtarët dolën nga fushë. Pamjet që shfaqin mediat greke, tregojnë tifozë të gjakosur pas sherrit.

Ndërkohë, i menjëhershëm ishte falja që klubi i Olimpiakosit i kërkoi tifozëve të Bayernit, ndërkohë që UEFA pritet të ndëshkojë ashpër klubin grek për këto trazira. Ndërkohë, pamjet e mëposhtme janë vërtetë të frikshme.