Pamje të rënda, personi i goditur nga treni, në Klinë
Klina është tronditur nga një ngjarje që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Muhamet Tovërlani dyshohet se qëllimisht i kishte dalë trenit përpara, duke kryer vetvrasje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klinavc. Nga po i njëjti fshat është edhe viktima.
Indeksonline ka siguruar pamjet e para të viktimës që shihet i goditur nga treni. Për shkak të ndjeshmërisë dhe pamjeve të rënda, ato nuk publikohen të plota.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i Shtetit, njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Indeksonline/