16:05 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / AR

Pamje të rënda/ Qëllohet me thikë në zyrë kryetari i partisë opozitare turke

Kryetari i Partisë së Inovacionit dhe deputeti, Ozturk Yilmaz, është sulmuar ditën e sotme me thikë në zyrën e tij.

Sipas mediave vendase mësohet se Ozturk u godit me thikë nga një person i cili shkoi në zyrën e tij për ta takuar.

Menjëherë kryetari u dërgua në spital pasi mori dy plagë në këmbën e djathtë. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë autoritetet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes u largua menjëherë.