11:45 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Pamje të rënda, ylli i NBA e thyen këmbën gjatë ndeshjes

Ylli që po shkëlqen sivjet në NBA, Jusuf Nurkic e ka thyer këmbën në ndeshjen e fundit.

Në përballjen mes Portland dhe Brooklyn Nets, Nurkic e theu këmbën e majtë në një aksion.

Qendra 113 centimetërshe u dërgua me urgjencë në spital ku i është nënshtruar një operacioni.

Basketbollisti që peshon 125 kilogramë pritet të mungojë së paku gjashtë muaj pas këtij lëndimi horror.

Nurkic kishte edicionin më të mirë të karrierës duke shkëlqyer sivjet në NBA./Indeksonline/