18:04 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pamje të Shqipërisë nga droni pas përmbytjeve (Video)

Mijëra hektarë tokë janë nën ujë në këto momente në Fier dhe Vlorë, ndërsa janë me dhjetra të larguarit nga shtëpitë nën kërcënimin e lumit Vjosa.

Janë pikërisht pamjet nga droni ato që tregojnë përmasat e vërteta të kësaj tragjedie.

Përveç shtëpive, mjaft fermerëve iu janë shkatërruar të mbjellat.