18:01 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Pamje të tmerrshme, mësuesja godet 5-vjeçaren për dollapi duke i shkaktuar gjakderdhje

Një vajzë pesëvjeçare është goditur gati për vdekje nga mësuesja e saj.

Liao Ziyu u gjetë me gjakderdhje në kokë, pasi mësuesja e hodhi për dollapi në klasë.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Kinës dhe pamjet e këtij momenti janë shokuese, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, transmeton Indeksonline.

Siç shihet në këtë video, mësuesja e kopshtit e tërheq dhe e godet për dollapi.

Vajza u dërgua menjëherë në spitalin Xiangtan pasi kishte gjakderdhje.

Nëna e Ziyu raportoi incidentin në polici dhe shkolla u mbyll për një javë.

Mësuesja Guo mori një gjobë dhe është arrestuar për 15 ditë për lëndime të rënda trupore./Indeksonline/