21:31 / E Diele, 22 Janar 2023 / AR

Pamje të trishta nga Skenderaj, vërshimet dëmtuan gjithçka në këtë shtëpi

Së fundi disa komuna të Kosovës u përfshin nga vërshimet. Ndër më të prekurat është Komuna e Skenderajt.

Aty u shkaktuan dëme të mëdha në ekonomitë familjare, bizneset, infrastrukturë rrugore e të tjera institucione.

Pamjet e siguruara nga Indeksonline vënë në pah dëmin që është bërë tek një shtëpi në fshatin Tërnac të Skenderajt.

Oborri i asaj shtëpie është shndërruar në det, ku uji ka depërtuar edhe brenda shtëpisë e ka shkaktuar dëme të mëdha./Indeksonline/