14:08 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pamje nga vendi, ku u gjet trupi i Qerim Kelmendit

Janë bërë publike fotografitë e vendit është gjetur pa shenja jete trupi i Qerim Kelmendit.

Në orët e para të mëngjesit, Kelemendi dyshohet se është vrarë dhe më pas edhe djegur në makinën e tij në një rrugë në Zahaq të Pejës, transmeton Indeksonline

Osman Kelmendi, vëlla të tij, ka deklaruar se atij i është bërë pritë dhe më pas është ekzekutuar.

“Vëllanë tim e kanë zënë në pritë mbrëmë njëherë e kanë ekzekutu pastaj e kanë djegur veturën. Ai ka qenë në qytet mbrëmë. Gjithmonë ka dalë i lirë për t’u shëtitur rrugëve të Kosovës”, ka deklaruar ai.