11:50 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pamje tmerri/Burri nga xhelozia e tepruar vret ish-gruan

Një burrë i pushtuar nga xhelozia ka qëlluar për vdekje ish-bashkëshorten brenda një klinike dentare në Bangkok, kurse kamerat e sigurisë kanë filmuar këtë moment të tmerrshëm.

Nëna e një fëmije, Khuntai Chatthai, 28-vjeçe, është identifikuar nga mediat si viktima e ekzekutimit brutal në kryeqytetin e Tajlandës.

Personat e tjerë që ishin brenda klinikës filluan të bërtasin, derisa vrasësi u largua nga vendngjarja sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, shkruan Daily Mail.

Policia dhe ndihma e shpejtë u shfaqën në vendi e ngjarjes pas pak minutave, ku edhe konstatuan se Chatthai ka mbetur e vdekur në vend.

Megjithatë nga të shtënat është plagosur dhe një person i cili u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Komandanti i policisë Samroeng Sunathong, ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur si pasojë e xhelozisë së tepruar nga burri.